Opinion

Unë jetova një vit në hapësirë!

Unë jetova një vit në hapësirë!

Të qenit i karantinuar në shtëpi e di, është... sfiduese. Unë kam jetuar në stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për rreth një vit dhe më besoni nuk ishte e lehtë. Gjatë kohës që qëndrova aty, mësova disa gjëra që dua ti ndaj me ju, meqë të gjithë tani jemi mbyllur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Janë disa udhëzime që mund t’ju ndihmojnë.

Skeduloni kohën:

Dita ime në hapësirë ishte e planifikuar. Nga momenti kur zgjohesha deri kur ulesha për të fjetur. Ndonjëherë përfshinte kohë të lirë që mund të zgjaste deri në tetë orë. Herë të tjera, punë 5 minutëshe, si kontrolli i luleve eksperimentale që po rrisja në hapësirë. Bëni një plan dhe ju ndihmojë ju personalisht dhe familjentuaj. Ka shumë rëndësi të përshtatesh me mjedisin ku po jeton dhe të mësohesh me idenë se do qëndrosh për një kohë të gjatë aty. Ka shumë gjëra për të bërë brenda në shtëpi, sado e vogël të jetë ajo.

Unë jetova një vit në hapësirë!

Mos qëndroni pa bërë asgjë.

Nëse nuk po punoni nga shtëpia, ka plot metoda për të bërë gjëra ndryshe, si përshembull rregullimet e lëna përgjysmë se nuk keni pasur kohë ose fundja për tu argëtuar. Unë përshembull kur kisha kohën e lire mblidheshim me shokët e ekuipazhit që ju mund ta bëni me familjarët dhe shihnim filma. Games of Thrones ishte i preferuari.

Mos harroni të përfshini në listën tuaj orarin e plotë e të rregullt të gjumit.

Shkencëtarët e NASA-s kanë studiuar gjumin që bënim ne në hapësirë dhe kanë zbuluar se cilësia e gjumit lidhet me aftësitë njohëse, gjendjen shpirtërore dhe marrëdhëniet njerëzore. Të gjitha këto tre gjëra janë thelbësore kur vjen puna tek izolimi.

Shiko jashtë, shijo rrezet e diellit nga ballkoni apo dritarja.

Një nga gjërat që më mungoi më shumë teksa jetoja në hapësirë ishte të dalurit jashtë dhe të ndjeja e shihja natyrën. Fillova të dëshiroj më shumë se kurrë, natyrën, pemët, barin jeshil, aromën, flladin, diellin e ngrohtë në fytyrën time. Ai eksperimenti me lulet u bë më i rëndësishëm sesa mendoja. Ishte e vetmja natyrë që kisha me vete. Kolegët e mi bënin herë pas here si zogj, bënin zhurmën e pemëve. Kjo na ndihmonte të përjetonim pak Tokë.

Ti mund edhe të shohësh jashtë, por për një astronaut, duheshin shumë ditë përgatitje për të hedhur qoftë një hap jashtë. Të kalosh kohë në natyrë është me dobi për shëndetin mendor dhe fizik, po ashtu edhe ushtrimet. Nuk ka nevojë të stërviteni dy orë në ditë, por edhe gjysmë ore ju mban në formë. Nëse keni një orar për të dalë, dilni por thjesht qëndroni të paktën 6 metra larg nga të tjerët.

Unë jetova një vit në hapësirë!

Merru me një hobi

Shumë njerëz u befasuan kur mësuan se kisha marrë me vete në hapësirë disa libra. Kur kufizoheni në një hapësirë të vogël fizikisht, keni nevojë për gjëra që nuk ju kushtëzojnë psikologjikisht. Qetësia dhe përhumbja nga realiteti teksa lexon nuk ka çmim. Por mund të blini online edhe një instrument muzikor, të sajoni vetë një apo diçka tjetër. Unë përvete bleva një piano tani që jam në tokë.

Mbaj një ditar

Studimet e NASA-s kanë zbuluar se sa shumë vlerë ka mbajtja e një ditari kur njerëzit izolohen, në hapësirë apo në rrethana të tjera. Gjatë kohës që isha me mision shkruaja  thuajse çdo ditë për ndjesitë që përjetoja. Provoni dhe ju të përshkruani ato që ndjeni këto kohë të izoluar. Pasi e gjitha kjo të mbarojë, do e lexoni një ditëtë qetë dhe do kuptoni se keni bërë diçka unike.

Mbaj lidhjet me miqtë dhe të afërmit

Edhe pse në hapësirë i vetëm në kabinën time, kurrë nuk e humba rastin për të folur online me miqtë dhe familjen time. Shkëncëtarët kanë zbuluar se izolimi dëmton jo vetëm shëndetin mendor, por edhe fizik, sidomos sistemin imunitar. Teknologjia sot e bën më të lehtë se kurrë për të komunikuar.

Unë jetova një vit në hapësirë!

Dëgjoni ekspertët

Të jetuarit në hapësirë më mësoi shumë për rëndësinë që ka informimi tek njerëz kompetentë. Kam mësuar se duhet të kem besim tek profesionistë dhe njerëz që për fushën e tyre dinë shumë më shumë se unë. Në një moment sfidues si tani, duhet të ndjekim ata që dinë më shumë.

Të qëndrojmë të lidhur globalisht.

Si dikush që ka jetuar në hapësirë, ju them se toka nuk ka kufij. Përhapja e koronavirusit na tregon se ajo që ne ndajmë bashkë është shumë e fuqishme se ajo që na mban larg. Të gjithë jemi të ndërlidhur në mënyrë të pashmangshme. Dhe sa më shumë të rrimë të bashkuar për të zgjidhur problemet tona, aq më mirë do të jemi.

Kam parë njerëz që kanë punuar së bashku dhe kanë fituar sfida të paimagjinueshme. Nëse të gjithë bëjmë pjesën tonë dhe punojmë së bashku si ekip do ta mposhtim. Dhe mos harroni; lani duart, shpesh!

Scott Kelly një astronaut tani në pension i NASA-s që jetoi një vit në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.