Opinion

Veliaj: Basha kërcënon qytetarët me rishikimin e vendimeve të tërmetit, po u thotë njerëzve që “mund t’ju nxjerrim nga shtëpitë e rindërtuara”

Veliaj: Basha kërcënon qytetarët me rishikimin e vendimeve

Erjon Veliaj në një intervistë për “Report TV” ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha i cili ka thënë se në rast se fiton pas 25 Prillit do të rishikojë vendimet e qeverisë të marra pas tërmetit. Kreu i Bashkisë Tiranë e ka konsideruar këtë qëndrim të Bashës, një “kërcënim” për të gjitha ata që po marrin shtëpitë e rindërturara nga qeveria, duke shtuar se kreu i PD, mbajtën të njëjtin qëndrim destruktiv edhe për vaksinat.

“Unë besoj që nga 25 prilli varet i gjithë fati i vendit, sepse mund të vlojë matrapiku i Zogut të Zi, që prish gjithë punët publike nga ata që punë nuk dinë të bëjnë, por që të prishin punë dinë. Do varet edhe fati i shtepive te tërmetit. Sot gjysma e njerëzve i kanë marrë shtëpitë. Kur dëgjojnë një gjumash, që vetë u bë me 5 vila, që thotë: “Do t’i rishoh edhe një herë shtëpitë e tërmetit”, praktikisht po iu thotë njerëzve që janë futur tani në shtëpitë e rej, mund t’ju nxjerrim nga shtëpia. Është edhe fati i tyre. Kur u thotë që unë do shoh historinë e vaksinës, është edhe fati i njerëzve që mezi presin të vaksinohen dhe që të ulet fasha e të shtohet diapazoni, është edhe fati i tyre. 25 prilli është fati i gjithë atyre që duan të rrisin fëmijët e tyre në këtë vend, jo në Hollandë, jo në Angli, por në Shqipëri e që duan që Shqipëria të lulëzojë dhe që kanë parë që kur Edi merr përsipër një punë me atë kokfortësinë e vet i çon deri në fund”- ka thënë Veliaj.

Tiranapost.al