Opinion

“Vuajtja” e emrit Mustafa si një sukses në skenë

Në një shënim-status gazetarja Zefina Hasani ka vlerësuar maksimalisht “One Man Show”-n e Mustafa Nanos, si një përpjekje kurajoze në luftën me mentalitetet dhe paradokset shqiptare ardhur në skenën e teatrit Spahivogli, nga gazetari, si pjesë të historive të vërteta personale.

“Vuajtja” e emrit Mustafa si një sukses në skenë

Nga Zefina Hasani/ Nano foli prap troç… në skenën e vogël të teatrit eksperimental
Duke e nisur së pari me veten e me të vetët, që i vunë emrin Mustafa, duke iu nënshtruar kështu këmbënguljes së gjyshes që donte të ringjallte emrin e të shoqit edhe pse ai e kishte keqtruajtur, (deri edhe në fshikullim me hithra), Mustafa Nano, që nëse s’do të kishte qenë ky paradoks alla shqiptar, sot ndoshta do ta kishim njohur si Fatos Nano (sepse ky kishte qenë emri i zgjedhur nga prindërit e tij), ndjehej krejt rehat në gjithë rrjedhën e frazave ironizuese, thumbuese, provokuese, përqeshëse, ama në çdo rast, krejt të vërtetata, që lëshoi si shigjeta, si thika, si pickime për gjithë ne shqiptarët e tjerë, që frymojnë në këtë tokë.

Duke përfshirë dhe veten në rrëfimet, për ato momentet e shpeshta kur mendja dhe shpirti i trazuar nga absurditetet e realitetit që na rrethon, sa herë që njerëzit thyejnë rregullat bazë të komunitetit apo tallen e abuzojnë ndaj sjelljeve qytetare e normale të të tjerëve (kryesisht të të huajve që vijnë nëpër Shqipëri, me atë modelin që ne ende s’e bëjmë dot tonin), krijon në imagjinatë skenat më të dhunshme të hakmarrjes, si një lloj terapie për t’u çliruar nga ajo bisha që mund të dalë nga çdonjëri prej nesh, Mustafa Nanos nuk i bëhej më fare vonë se çdo të thoshte për çmenduritë e të tjerëve.
I ngjizi me lezet historitë e tij dhe veten e vet me pasojat që sjellin ndër ne, mendjet e mbyllura, fanatizmi ekstrem, në mos i familjarëve tanë, i të gjithë shqiptarëve me të cilët na ndesh dita të jetojmë e punojmë.

E mesa duket mendjet, sipas Nanos (Mustafait, jo Fatosit J) po vazhdojnë të mbyllen edhe më shumë, pikërisht në këto kohë kur politikat po synojnë ta hapin Shqipërinë drejt qytetërimit europian. Sipas Nanos orintimi ynë perëndimor, po humbet terren e kjo është vuajtja e dhimbja që e ka ulur për të shkruar e rrëfyer këtë stand up comedy të rradhës. Vuajte jo vetëm pse s’do mund të bëhemi vend anëtar, zyrtar i BE-së, por se s’do mund të bëhemi dot kurrë si qytetarët e BE-së. Thënë troç, s’do bëhemi dot kurrë njerëz. E sa të drejtë që ka!

Historia jonë, që nga koha e rilindjes, e penës së Frashërve, nga ku vjen filozofia “Dielli lind andej nga perëndon”, ka treguar se rruga jonë drejt perëndimit do të vazhdojë të jetë e vështirë. Mendjet tona të mbyllura janë një barrierrë e madhe. Gjithçka Mustafai shkroi, tha e interpretoi në skenën e vogël të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, janë e vërteta e secilit prej nesh, vuajta e secilit prej nesh, zinxhiri i mendimeve të çdonjërit prej nesh. Ti e kupton më mirë këtë kur e dëgjon nga dikush që të shfaqet e t’i thotë troç në skenë. Siç bëri Mustafa Nano, duke e nisur së pari nga vetja dhe të tijët dhe meriton një duartokitje të madhe për këtë. Situata ëahtë aq rëndë sa edhe një ateist si ai s’gjen dot zgjidhje tjetër veçse t’i drejtohet një fuqie të mbinatyrshme, vetë Zotit të ndyshojë mendjet. Amin!

“Vuajtja” e emrit Mustafa si një sukses në skenë

Tiranapost.al