Opinion

Zgjedhorja/ Opozita brenda s'mund të imponohet, data e zgjedhjeve nga Balla? Provokim i lehtë

Zgjedhorja/ Opozita brenda s'mund të imponohet, data e zgjedhjeve nga

Qëndrimin e opozitës paralajmetare që paralajmëron se nuk do votojë reformën zgjedhorem nëse nuk plotësohen kushtet e tyre, analisti Mustafa Nano e cilëson si të pamoralshëm. Për 'Tema' analisti Nano tha se e ashtuquajtura opozita e re nuk i ka kredencialet për t’u imponuar, përsa kohë ka mbështetur me votë shumë projektligje të qeverisë.

'Nuk e di sa kompaktë janë deputetët e opozitës parlamentare. Të majtët po të duan votat e tyre kanë për ti marrë. Shumica e shqiptarëve mendojnë se opozita parlamentare është joserioze. Shumë prej tyre janë qesharakë. Nuk kanë kredencialet për t’u imponuar. Nuk u shkon ta bëjnë në një kohë kur sa herë i është dashur maxhorancës, kanë votuar'.

Lidhur me propozimin sot të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, që zgjedhjet të mbahen me 9 maj të vitit të ardhshëm, duke iu referuar simbolikës së antifashizmit në Europë, analisti tha se ky ishte një provokim i lehtë. 

'Nuk shoh sensibilitete të ndryshme lidhur me antifashizmin. Në përgjithësi antifashizmi njihet si vlerë. E bërë nga Taulant Balla, del si provoikim. Ai e ka thënë për të bërë një provokim të lehtë'.

Ndërsa parimin një anëtar një votë, q137 do ndjekë PD siç bëri me dije dje, analisti e quan thjesht propagandë. 

'Mendoj që kjo gjë shkon aty ku vullneti i masave është i maturuar. Nuk kam shumë besim te modeli amerikan i aplikuar në Shqipëri. Nuk kam besim te disponimi i Lulzim Bashës me kompani. Qëllimi i tyre është të bëjnë propagandë'.