Aktualitet

Palmer për Minishengenin Ballkanik: Tregues që liderët morën përgjegjësi, do angazhohemi ta çojmë përpara

Palmer për Minishengenin Ballkanik: Tregues që liderët morën

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, ka komentuar nismën e tre liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrin Rama, Zoran Zaev të Maqedonisë së Veriut dhe presidentin serb Vuçiç, por ftesa është e hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. Palmer e quan një nismë shpresëdhënëse dhe tregues se liderët e BP-së po marrin në dorë të ardhmen e tyre dhe po tregojnë përgjegjshmëri. Palmer theksoi se Amerika avancon drejt Ballkanit Perëndimor dhe se do të ketë asistencë dhe bashkëpunim për të çuar përpara këtë nismë.

Palmer tha: 

'Nisma është tregues që liderët në rajoni po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, dhe po marrin në dorë të ardhmen e tyre. Nisma është premtuese, ka mbështetjen tonë. Angazhim nga ne për të bashkëpunuar me liderët për të çuar përpara këtë nismë. SHBA avancon drejt Ballkanit Perëndimor'.

Ndërsa vendimin e KE-së me Jo për negociatatat, Palmer tha se ishte një zhgënjim zhgënjyes dhe se shpreson që në samitin e Majit të vitit që vjen, 2020 të rikthehet kjo çështje dhe të ketë një vendim pozitiv për Tiranën e  Shkupin Zyrtar.

Kujtojmë se nisma e tre vendeve ende nuk është finalizuar, tre liderët kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi. Minishengëni Ballkanik pa për qëllim largimin e barrierave, lëvizjen më të lirë të qytetarëve dhe evitimin e vonesave dhe problemeve me doganat për mjetet që transportojnë mallrat.  Nesër do mbahet samiti në Ohër, ku do ketë një deklaratë për shtyp në orën 12:00. / Tiranapost.al. E.B