Aktualitet

Para çeljes së negociatave për kryeministrin ka rëndësi diçka tjetër: Çfarëdo të vendosin, të paktën të na thonë të vërtetën

Para çeljes së negociatave për kryeministrin ka

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat në Bruksel ka thënë se Çfarëdo që të vendosin kësaj radhe shtetet anëtare të BE për negociatat, të paktën të thonë të vërtetën.

Rama thotë se gjithmonë topi po i mbetet në derë Shqipërisë kur atë e nxjerrin jashtë fushe pikërsisht prej disktuimit të brendshëm.

Ai konfirmoi se do të zhvillohet një takim i brendshëm diskutimi për të dalë në disa kokluzione para Samitit të Zagrebit në maj.

"Unë jam plotësisht i frymëzuar tek ajo që duhet të jetë kurorëzimi i një përpjekje të gjatë dhe intensive të Konferencës së Donatorëve.

Kemi diskutuar për temat që po më pyesni. Pavarësisht se çfarë do të vendosin miqtë tanë europianë është mirë të thonë së paku të vërtetën dhe mos mbetet topi në zonën tonë, kur nxjerrja e topit nga fusha vjen prej diskutimit të brendshëm. Ka një përpjekje për një proces të rilindur të zgjerimit përmes një ecurie të vendeve kandidatëve jo vetëm mbi bazën e derisotme por edhe mbi bazën e mbështetjes përsa i përket aspekteve financiare. Do të shohim më tutje pasi ramë dakort që të vazhdojmë një diskutim të brendshëm me Presidentin e KE për të dalë në disa konkluzione deri në Samitin e Zagrebit”, tha Rama./Tiranapost.al