Aktualitet

Para dy vitesh më rrëmbyen për shkak të tij/ Shoku tregon në gjykatë pse e vrau 28-vjeçarin te Astiri

Para dy vitesh më rrëmbyen për shkak të tij/ Shoku tregon

Autori i vrasjes në “Astir” Noel Disha ka treguar para grupit gjykues arsyen që e çoi në momente gjaknxehtësi të vriste shokun e tij, 28-vjeçarin Vilson Tafçiut (Noka) më 20 janar. Gjykata dha sot masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”, pasi dëgjoi dëshminë e tij dhe të avokatëve.

"Debatuam me Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe më shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar", deklaroi Dishi sot në gjykatë.

Dishi përmendi ngjarjen e ndodhur dy vite e gjysmë më parë në Durrës, kur u mor peng për të kërcënuar Vilsonin, pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi droge. Dishi u mor peng meqenëse ishte shok i ngushtë me Vilsonin.

Ai u mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kaloi prokurorisë së Durrësit.

Avokatët e tij thanë gjatë seancës gjyqësore se, Dishi është i tronditur pasi nuk ka dashur që ta vrasë, por për shkak të debatit ka ndodhur e gjithë ngjarja. Ata pretendojnë se Noel Dishi është në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka kërkuar mbështetjen e familjarëve, të cilët nuk janë paraqitur në gjykatë. Familjarët sipas avokates kanë shprehur dëshirën për të qenë pranë djalit të tyre, por për shkak të sigurisë nuk janë lejuar të marrin pjesë./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/vrasja-ne-astir-ndodhi-vetem-nga-nje-sharje-deshmia-e-autorit/

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes në Astir

Autori i dyshuar i vrasjes në Astir ishte shok me viktimën! Familjarët tregojnë për një sherr para dy javësh mes tyre