Aktualitet

"Para një viti dhunoi dhe nënën, tani na bëri gjëmën". Flet babai i 22-vjeçarit që vrau shokun në Bulqizë

"Para një viti dhunoi dhe nënën, tani na bëri

Një ditë pas ngjarjes që tronditi Bulqizën, ku një 22-vjeçar goditi për vdekje me thikë shokun e tij, Arlind Pasha, 21 vjeç, vijnë edhe dëshmitë e para. Pas asaj të vetë autorit, Fatjon Keta, i cili pa shprehur aspak pendesë para trupit gjykues, tha se Pasha e kishte shqetësuar herë pas here, duke e fyer madje në prani të shumë bashkëmoshatarëve; ka ardhur edhe dëshmia e babait të tij.

Ferit Keta i tha Policisë se djali herë pas here grindej me pjesëtarët e familjes dhe se ishte mjaft i zhurmshëm.

“Bërtiste sa herë hynte në shtëpi”, është shprehur babai i Fatjon Ketës.

“Madje, kishte raste që ishte i dhunshëm. Para një viti u detyruam të çojmë në Polici pasi rrahu nënën e tij (gruan time). Toleruam dhe doli nga Komisariati i Policisë. Tani na bëri gjëmën”, ka deklaruar Ferit Keta.

Vetëm dy-tri orë pas ngjarjes së rëndë, fill pas arrestimit të autorit të dyshuar të ngjarjes, Policia e Bulqizës ka organizuar shërbimet e saj pranë dy banesave, autorit të krimit dhe viktimës, për të shmangur agravimin e mëtejshëm të ngjarjeve. Kjo masë është marrë pasi dy familjet ndodhen në të njëjtën lagje, pranë njëra-tjetrës. /Tiranapost.al/

http://www.tiranapost.al/e-vrava-me-vetedije-deshmia-e-pare-e-22-vjecarit-qe-vrau-shokun-ne-bulqize/

http://www.tiranapost.al/bulqize-frika-per-nje-hakmarrje-policia-merr-ne-mbrojte-familjen-e-22-vjecarit-qe-vrau-shokun/

http://www.tiranapost.al/foto-kapet-22-vjecari-qe-vrau-shokun-kete-mengjes-levizte-me-thike-me-vete/