Showbiz

Para se të dhuroni trëndafila, mësoni kuptimin që fshihet pas çdo ngjyre

Para se të dhuroni trëndafila, mësoni kuptimin që fshihet

Me siguri keni dëgjuar shprehjen se "një trëndafil është një trëndafil ", por ndërsa kjo është një shprehje krejtësisht poetike, pas lules klasike ka edhe ca simbole e kuptime që është mirë t’i njohësh, kështu mesazhin e jep më të qartë. Fjalorët me kuptimin e luleve ishin mjaft të popullarizuara gjatë epokës Viktoriane, për shembull, karafilat rozë do të thoshin "Unë kurrë nuk do të të harroj" dhe krizantemat nënkuptonin "të vërtetën". Megjithëse njerëzit nuk dërgonin domosdoshmërisht mesazhe sekrete përmes buqetave të luleve, kuptimet ishin akoma të rëndësishme për njerëzit gjatë asaj periudhe.

Kjo pjesë e detajeve të tilla historike është vërtet simpatike, për më tepër që kuptimi i tyre vlen akoma. Më poshtë keni të gjitha kuptimet që fshihen pas çdo ngjyre trëndafili, kështu që do të dini saktësisht se çfarë po thoni nëse do dhuroni këtë lule

  1. Trëndafil i kuq

Nëse dikush jep ose po merr lulen më klasike të të gjitha kohërave, trëndafilin e kuq, mesazhi është i qartë: Do të thotë "dashuri".

  1. Trëndafil i bardhë

Ndoshta do ishte mirw qw ta ruani këtë dhuratë për një moment melankolik. Do të thotë "një zemër e pambushur me dashuri".

  1. Trëndafil rozë

Jeni duke dhënë dhuratën e "hirit" kur i dhuroni dikujt këto lule të ëmbla.

  1. Trëndafil ngjyrë pjeshke

Këto bukuri delikate nënkuptojnë "modesti".

  1. Trëndafil i purpurt

Kjo ngjyrë ekscentrike ka vetëm një kuptim: “magjepsje”!

  1. Trëndafili vishnje

Këto lule nënkuptojnë "një bukuri të pavetëdijshme". Ndoshta sepse ndjehen inferiorë ndaj trëndafilit klasik të kuq?

  1. Trëndafil portokalli

Një ngjyrë energjike, kurioze, ka një kuptim që guximshëm: "tërheqje".

  1. Trëndafil i verdhë

Jo çdo trëndafil fsheh kuptime romantike dhe të ëmbla. Në fakt i verdhi do të thotë "pabesi".