Tech

Para se të pranoni një telefonatë nga WhatsApp, lexoni këtë artikull

Para se të pranoni një telefonatë nga WhatsApp, lexoni

Hakerët kanë mundur që të përfitojnë nga një dobësi e “WhatsApp”-it duke injektuar një program në formë virusi në telefonat e atyre që kanë aplikacionin.

WhatsApp, i cili përdoret nga 1.5 miliardë njerëz në të gjithë botën, zbuloi në fillim të majit se hakerët ishin në gjendje të instalonin një softuer mbikëqyrës në iPhone dhe Android, duke përdorur funksionin e thirrjes telefonike të aplikacionit.

Akti me qëllim spiunimin, u ndërmor nga një kompani sekrete izraelite NSO Group dhe mund të transmetohet edhe nëse përdoruesit nuk u përgjigjen telefonave të tyre dhe thirrjet shpesh zhdukeshin nga regjistrat e thirrjeve.

WhatsApp vijon hetimet për të vlerësuar sesa telefona ishin në shënjestër duke përdorur këtë metodë.

Produkti i NSO është Pegasus, një program që mund të aktivizojë mikrofonin dhe kamerën e një telefoni, të kontrollojë përmes postave elektronike dhe mesazheve dhe të mbledhë të dhëna për vendndodhjen./ Burimi Financial Times/ Tiranapost.al