Aktualitet

Parashikimi alarmant i OKB-së për moshën mesatare të popullit shqiptar

Parashikimi alarmant i OKB-së për moshën mesatare të

OKB ka parashikuar, veç numrit të popullsisë që do të mbeten në vend, edhe moshën mesatare të popullit shqiptar në 30 apo 80 vitet e ardhshme.

Sipas OKB-së, mosha mesatare shkon në vitin 2050 në 50.1 vjeç dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç, nëse merret për bazë një skenar normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë.

Në skenarin pesimist me vijimësi të emigracionit dhe rënie të lindshmërisë, mosha mesatare e popullsisë arrin në 79.1 vjeç në vitin 2010 dhe gjithsej popullsia banuese brenda Shqipërisë arrin në 512 mijë banorë.

Në vitin 2020 mosha mesatare e popullsisë shqiptare do të jetë 36.4 vjeç, ndërsa të dhënat kombëtare raportuan se në vitin 2018 mosha mesatare ishte 35.4 vjeç.

Mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë do të rritet me ritme më të shpejta se vendet e tjera të grupit të Europës Jugore me dy ose tre fish.

Për shqiptarët mosha mesatare do të rritet me 25 vite gjatë periudhës, për italianët vetëm 6 vite, për boshnjakët 9.8 vite, për grekët 7 vite, për kroatët 8 vite, për serbët 10.5 vite dhe për maqedonasit 11.1 vite.

Skenari pesimist i OKB-së parashikon që deri në vitin 2100 në Shqipëri të banojnë rreth 512 mijë banorë ku 70 për qind e tyre do të jenë pleq të 70-ve./ Monitor

*Foto kryesore nga @emefef