Politikë

Pas 30 qershorit PS nis koordinimin e 61 bashkive, Rama merr në dorë veriun

Pas 30 qershorit PS nis koordinimin e 61 bashkive, Rama merr në dorë

Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 30 qershorit, Partia Socialiste ka ndarë detyrat për koordinimin e 61 bashkive të vendit. ditën e sotme, socialistët kanë caktuar tre figurat e saj kryesore në krye të 12 qarqeve të vendit.

Kështu, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, do të drejtojnë nga katër qarqe secili.

Kreu i qeverisë Edi Rama do të drejtojë rajonin Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës.

Shqipëria e Mesme i është besuar Taulant Ballës i cili do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të jetë koordinatori rajonal i Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës. /Tiranapost.al/