Aktualitet

Pas 40 vitesh bregdeti shqiptar nuk cilësohet më i minuar

Pas 40 vitesh bregdeti shqiptar nuk cilësohet më i minuar

Nga janari i 2020-s bregdeti shqiptar nuk cilësohet më i minuar. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaron se falë studimeve profesionale në terren të Shërbimit Hidrografik të Forcës Detare Shqiptare dhe komunikimit me Zyrën e Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe, bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrim.

Deklarata e ministres Xhaçka:

Që prej 2 Janarit 2020, në hartat e prodhuara nga Zyra e Hidrografisë së Britanisë së Madhe, Shqipëria nuk cilësohet më si bregdet i minuar. Për më shumë se 40 vjet, kjo zyrë, në hartat e publikuara prej saj, të përdorura gjerësisht nga lundërtarët, ruante shënimin “Formed mined zone” (ish zonë e minuar) për bregdetin shqiptar.

Falë studimeve profesionale në terren, të Shërbimit Hidrografik të Forcës Detare Shqiptare dhe komunikimit me Zyrën e Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe, bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrim.

Këtë fakt e konfirmon, drejtori Ekzekutiv i Zyrës Hidrografike në Britaninë e Madhe, Admiral Tim Loëe, zyra e të cilit ka botuar edhe këtë hartë përfundimtare. Një vendim pozitiv me efekte të mëdha, veçanërisht në zhvillimin e turizmit detar në Shqipëri./ Tiranapost.al