Aktualitet

Pas humbjes, Isa Mustafa fton partinë në reflektim

Ish-Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ndjekur procesin e numërimit të votave në Kosovë dhe rezultatet e deritanishme. Ai ka postuar një status në rrejtin social në Facebook. Mustafa i është drejtuar qytetarëve të Kosovës duke thënë se ata e dhanë vendimin në këto zgjedhje dhe se ajo që mbizotëroi ishte zëri i kundërshtimit.

‘LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.

Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit’.  Ndër të tjera Mustafa falenderoi votuesit që zgjodhën partinë LDK dhe kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti, që sipas tij bëri fushatë dinjitoze. Tiranapost.al E.B

Statusi i plotë: 

Të nderuar qytetarë,

Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.

LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve. 

Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit. 

Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat. IM

ISA