Aktualitet

Pas Kosovës, edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së Nobel-it për Peter Handke, fansin e zjarrtë të Millosheviç-it

Pas Kosovës, edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj i cili me një një postim në Facebook shkruan se është urdhëruar ambasadori i Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken.

Cakaj thotë gjithashtu se çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit.

Postimi i plotë: 

Duke qenë thellësisht të bindur se arsyetimi dhe lavdërimi i krimeve të luftës është pengesë për shpirtin e pajtimit që duhet të mbizotërojë në rajon, ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken. Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit.

Ndaj, Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi. Përkushtimi ynë, ndërkaq, do të vazhdojë për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore bazuar në vlerat e patjetërsueshme të së vërtetës dhe në përputhje me kërkesat më të larta të drejtësisë.

Kujtojmë se pasi shkrimtari austriak Peter Handke, adhurues i Millosheviçit, fitoi çmimin “Nobel në Letërsi” në rrjetet të ndryshme online personazhet publikë  por dhe të thejshtë reaguan ashpër kundër këtij vendimi.

Handke u vlerësua për një “punë influencuese në linguistikë që ka eksploruar mbi eksperiencat njerëzore”, ndërkohë që e kaluara e tij me shqiptarët lidhet për mbështetjen e krimeve të luftës së Millosheviçit dhe deklaratat anti-shqiptare të bëra publikisht edhe në Kosovë.

Dy janë momentet që kujtuan mediat; qëndrimet e tij antishqiptare dhe vajtimi në varrimin e Sllobodan Millosheviçit.

“Me teatrin e tij politik ‘Sharjet e publikut’, 1966 dhe tregimin ‘Letra e shkurtër për ndarjen e gjatë’, 1972, një dramë për marrëdhëniet sublime burrë grua, ai arriti publik të gjerë. Pjesëmarrja e Handkes dhe fjalimi i tij në varrimin e Slobodan Millosheviçit, i kushtoi atij shumë antipati si shkrimtar në Gjermani”, shkruante “DW” kohë më parë.

Handke e kishte shprehur hapur se Sllobodan Millosheviç ishte një figurë që ai e admironte prej kohësh edhe pse akuzohej për gjenocid. Shkrimtari mohonte edhe masakrën serbe në Srebenicë duke përshkuar bombardimin e Serbisë nga NATO si një krim lufte.

Një ndër deklaratat e tij tepër të forta ishte edhe kjo gjatë një vizite në Kosovë: “Populli serb në Kosovë është popull tragjik, po ashtu humbës. Unë mbaj anën e humbësit”.

Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e Millosheviçit, ku mbajti edhe një fjalim të ashpër me lot në sy në gjuhën serbe duke e përshkruar veten si një person “afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”.

Pikërisht për këtë sjellje shkrimtarit austriak iu anulua edhe një çmim në Gjermani, ku u vlerësua me çmimin prestigjioz “Hajnrih Hajne” në Letërsi para disa vitesh. “Nderimi i Handke është një shuplakë në fytyrën e atyre që vuajtën nga luftërat e Millosheviçit”, thanë politikanët gjermanë. / Tiranapost.al. 

 

 

http://www.tiranapost.al/nobelisti-handke-perballe-kosovareve-nuk-u-pergjigjet-pyetjeve-injorante/

http://www.tiranapost.al/kosova-bojkoton-nobelin-behgjet-pacolli-keshtu-duhet-te-veproje-dhe-shqiperia/

http://www.tiranapost.al/urrejtja-e-shqiptareve-per-shkrimtarin-qe-fitoi-nobelin-deklaratat-e-tij-dhe-vajtimi-ne-varrimin-e-milloshevicit/