Aktualitet

Pas linjës ajrore, Kosova dhe Serbia nënshkruajnë sot marrëveshje për hekurudhat

Pas linjës ajrore, Kosova dhe Serbia nënshkruajnë sot

Pas marrëveshjes me fluturimet e drejtpërdrejta Prishtinë-Beograd, sot pritet të nënshkruhet një tjetër marrëveshje e rëndësishme mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Pak para fillimit të Konferencës së Sigurisë që zhvillohet në Munih pritet të nënshkruhet një marrëveshje për hapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore që lidhin kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor me njëri tjetrin dhe më pas me Evropën.

Kjo marrëveshje arrihet me ndërmjetësimin e të dërguarit special të Trump për dialogun, Richard Grenell. Ky i fundit i bën thirrje Albin Kurtit të heqë sa më shpejt tarifën 100% ndaj mallrave serbe dhe të rinisë procesi i dialogut. Të njëjtën thirrje i bëri dje përmes një letre sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Por Albin Kurti ka thënë se taksa do të hiqet nëse do të ketë reciprocitet mes dy vendeve. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/pas-marreveshjes-per-fluturimet-prishtine-beograd-dy-vendet-afrohen-edhe-nga-toka/

http://www.tiranapost.al/thoshin-se-nuk-behej-dot-presidenti-amerikan-trump-reagon-per-marreveshjen-e-fluturimeve-prishtine-beograd/