Kosova

Pas Ramush Haradinajt, një tjetër zyrtar i Kosovës shkon në Hagë

Pas Ramush Haradinajt, një tjetër zyrtar i Kosovës shkon në

Gjykata Speciale e Hagës ka thirrur në cilësinë e dëshmitarit kandidatin e AAK-së Lulzim Kabashi, për të dhënë intervistë për krimet e kryera nga UÇK-ja në Kosovë 1998-1999.

Ish-komandanti i Batalionit të Dytë të Brigadës 125 të zonës së Llapushnikut deklaroi se nuk do të tërhiqet nga gara për të fituar vendin e deputetit në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Siç shkruajnë mediat në Kosovë, Kabashi pranoi se do të shkojë në Hagë me vullnetin e tij.

"Jam ftuar dje në mesditë prej hetuesëve të Gjykatës Speciale në cilësinë e dëshmitarit për t’u paraqitur në Hagë, më 24 shtator në orën 09:30", ka thënë ai.

Kabashi është anëtar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kryesohet nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ky i fundit dha dorëheqjen në korrik, pasi u ftua në Hagë për të dëshmuar për krimet e Luftës së Kosovës. /Tiranapost.al/