Aktualitet

Pasojat e tërmetit/ Shoqërohen në polici 40 persona, mes tyre ish drejtues vendorë dhe shefa urbanistike

Pasojat e tërmetit/ Shoqërohen në polici 40 persona, mes tyre ish

Rreth 40 persona, mes tyre siç flitet në media zyrtarë dhe ish zyrtarë e ndërtues pallatesh janë shoqëruar në polici. Mega-aksioni i policisë së Tiranës lidhet me pasojat e tërmetit fatal të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima e lëndoi mbi 800 të tjerë.

Mësohet se aksioni është shtrirë në Vorë, Kashar dhe në Farkë dhe se mes të ndaluarve dyshohet se janë Luan Beta, ish shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vorës, Fatbardh Plaku, ish kreu i komunës së Farkës, A. Harxhi dhe Stela Maze (të dyja arkitekte) dhe Besnik Fuçia, ish-kreu i komunës Kashar. Të shoqëruarit, me urdhër të prokurorisë së Tiranës, dyshohen të kenë falsifikuar dokumentet e ndërtimeve pa leje duke u akuzuar kështu për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Related image

Bardh Plaku

Pritet që policia më vonë të japë infor zyrtare mbi shoqërimin e tyre. Kujtojmë se me datë 30 dhjetor, gjykata e Durrësit, dha masat për të arrestuarit. Ndërsa vazhdojnë të mbeten në kërkim pronari i Vila Palma dhe të tjerë.

Më poshtë keni emrat e tyre me masat e dhënë nga gjykata:

1- Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. – “arrest me burg”

2- Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” – “Arrest me burg”

3- Albrend Qetkaspecialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre – “Detyrim paraqitje”

4- Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”. – “arrest me burg”

5- Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.- “arrest me burg”

6- Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Arrestimi i paligjshëm dhe “arrest me burg”

7- Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre. ” arrest me burg”

8- Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” – “detyrim paraqitje”./ Tiranapost.al. 

Tërmeti/ Pas katër orësh, Gjykata jep vendimin: Lihen në