Aktualitet

Pep tregohet i sinqertë: Kam fituar gjithçka por nuk jam më i mirë në botë

Pep tregohet i sinqertë: Kam fituar gjithçka por nuk jam më i

Pep Guardiola mbetet një nga trajnerët më të mirë në botë aktualisht.

Trajneri aktual i Manchester City ka fituar gjithçka në karrierë me Barcelonën por fitues ka rezultuar edhe me Bayern Munchen dhe Cuitn. Në një intervistë i pyet nëse e ndjen vetëm si më i miri në botë, spanjolli ka theksuar faktin se ka patur fatin të ketë gjithmonë një skuadër të fortë me lojtarë cilësor, ndaj edhe ka fituar trofe.

“Unë kurrë nuk jam ndierë trajneri më i mirë në botë, madje as kur fitova gjashtë tituj radhazi dhe fitova tripletë. Kam fituar sepse kam pasur lojtarë të jashtëzakonshëm në klube të mëdha. Jam një trajner i mirë, por jo më i miri. Me jepni një skuadër që nuk është si Manchester City dhe unë nuk do të fitoja”, ka përfunduar Guardiola. /XH.K