Showbiz

Për ata që u shkon syri tek detaji që mungon në tortën e ditëlindjes, Sara Hoxha e jep përgjigjen para komenteve

Për ata që u shkon syri tek detaji që mungon në tortën

Një tortë sa e thjeshtë, por më shumë mesazhe dashurie në të dhe pas saj një buqetë e madhe me trëndafila rozë, kjo është dhurata që mori Sara Hoxha për 24-vjetorin.

Si nënë e dy fëmijëve, London dhe Roman, Sara shkruan në postimin e saj në Instagram se është krenare për jetën që bën.

I vetmi që mungon në tortë është Ledioni, ku janë 4 zemra që përkojnë me numrin e pjesëtarëve të familjes, Sara me djalin e saj 3-muajsh në krah dhe vogëlushin London.

“Susan Miller thote ky vit do jete viti Bricjapit por ka disa vite qe eshte viti im. Kështu duket 24-vjetori dhe nuk mund të isha më krenare për jetën që po jetoj. (Ledionin e kemi te torta darkes se skishte vend)”, shkruan Sara.

/ Tiranapost.al