Për Lul Bashën, zgjedhjet lokale, eksperiencën në TVSh dhe librat: Ja si përgjigjet Enkel Demi tek “E diela Shqiptare”
I ftuar tek “E Diela Shqiptare”, Enkel Demi u është përgjigjur disa pyetjeve shkurt të bëra nga Erion Isai dhe Bes Kallaku.
Kur e keni takuar për herë të fundit Lul Bashën?
Qëkur ka mbyllur çadrën nuk e kam takuar.
Kush i fiton zgjedhjet lokale?
Nëse do bëhen zgjedhjet lokale në këto kushte, opozita i humb.
Të mungon Edi Oga?
Më mungon në bashkëpunim, se kështu e takoj, takohemi shpesh.
Do riktheheni bashkë?
Mezor pres. Klani nuk të ndan nga gruaja, por të ndan nga Ed Oga.
Ke dy vjet të TVSH-ja. Kaq rehat është te TVSH-ja?
Për mua është mirë.
Ke rënë pre e fake news në portalin tënd?
Më kanë qëlluar nja dy raste dhe i kam zgjidhur, ose i fshi ose... jam shumë i kujdesshëm.
Ku qëndron më mirë, Keli autor, Keli moderator, Keli shkrimtar...?
Puna që bëj më mirë është të shkruaj libra. Të tjerat kanë një lloj shkalle.
A lexojnë shqiptarët?
Është gjëja më e lehtë ta gjesh. Mjaft të futesh në Facebook dhe Instagram e t’i shohësh gjuhën që përdorin... Gjysma nuk dinë të shkruajnë.
Kush gatuan më mirë, Iva apo Mesila?
Mesila gatuan yll bote./Tiranapost.al