Aktualitet

Për Mbretëreshën Elizabeth nuk ka paqe. Nipi shet qumësht në televizor

Për Mbretëreshën Elizabeth nuk ka paqe. Nipi shet qumësht

Sikur të mos mjaftonte largimi i Meghan dhe Harry-t, sikur të mos mjaftonte as skandali i Princit Andrew, të mos kujtojmë historitë e shkuara e të harruara, për Mbretëreshën Elizabeth nuk ka paqe.

Nipi i saj, djali i madh i vajzës, Anna-s, po shfrytëzon mbiemrin Windsor për të reklamuar një kuti qumështi në televizor e për të fituar milionë paund.

Peter Phillips, 42 vjeç reklamon qumësht në “Dragon tv”. Ai e vlerëson si qumësht të freskët dhe të cilësisë së lartë prodhimin kinez të Bright Dairies.

Gjatë reklamës ai thotë se është rritur me këtë lloj qumështi dhe pastaj shfaqet Brenda një karroce si ato që përdorin anëtarët e familjes mbretërore dhe hyn në një pallat që ngjason me pallatin mbretëror.

Peter nuk ka pasur kurrë titull mbretëror, zgjedhje kjo e nënës së tij dhe ndaj ka të drejtë ta fitojë jetesën si të dojë, por jo duke shfrytëzuar emrin e familjes, në një kohë që është jashtë saj.

Sipas mediave të huaja, familja e madhe dhe mbretëresha nuk ia kanë dhënë lejen për këtë reklamë, por ai nuk ua vuri veshin.

Nuk është hera e parë që Peter e vë gjyshen në siklet. Në vitin 2008 ai dhe gruaja e tij i shitën Revistës Hello fotografitë e dasmës për 500 mijë paund.

*Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.