Showbiz

Për Robertin, Nora s`ka asgjë për të thënë, po për thashethemet e lidhjes së re?

Për Robertin, Nora s`ka asgjë për të thënë, po

Nora Istrefi bëri daljen e parë në një event publik, pas ndarjes, tek sfilata e Alketa Vejsiut. Kështu që nuk i shpëtoi pyetjes së Prive për divorcin nga Roberti.

“Ama hiç asgjë s`kam për të thënë”, tha Nora duke qeshur dhe nuk ndaloi as kur gazetari shtoi: “Po flitet se je në një lidhje të re”. As pas kësaj fjalie nuk ka asgjë, as e pohoi dhe as e mohoi.

Nora dhe Robert Berisha kishin një lidhje të gjatë bashkë dhe u lajmin e divorcit e dha Roberti ca muaj më parë. Ata janë prindër të Renee-së, një vajze 4-vjeçare.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije referuar Prive