Aktualitet

Përdorim shumë para cash. Guvernatori Sejko tregon rreziqet dhe të mirat që sjell Fiskalizimi

Përdorim shumë para cash. Guvernatori Sejko tregon rreziqet dhe

Përdorimi në masë i parasë cash ose fizik është një nxitës i informalitetit në ekonominë shqiptare. Kështu u shpreh gjatë mbledhjes së pestë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të pagesave, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sekjo.

Guvernatori tha se ulja e përdorimit të parave ‘në dorë’ do të ndihmohet edhe pas kalimit në zbatim të projektligjit të Fiskalizimit, që parashikohet të monitorojë çdo transaksion. Sejko tha gjithashtu se konkluzionet e deritanishme evidentojnë qartë përfshirjen e ulët financiare të popullsisë shqiptare, jo vetëm në krahasim me vendet e BE-së por edhe në rajon, dhe se këto reflektohen në përdorimin e lartë të parasë cash, që ka kosto konkrete nga përdorimi si mjet pagese, kun ë nivel ekonomike shkon më shumë se 1% të PBB-së.

Sejko tha:

“Konkluzionet e deritanishme evidentojnë qartë përfshirjen e ulët financiare të popullsisë shqiptare, jo vetëm krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, por dhe me vendet e rajonit. Të gjitha këto reflektohen në një përdorim të lartë të parasë fizike (cash) në ekonominë shqiptare, ka dhe një kosto konkrete nga përdorimi i tij si mjet pagese, ku në nivel ekonomie shkon më shumë se 1 për qind të PBB-së. Për më tepër, përdorimi i parasë fizike mund të konsiderohet edhe si një nxitës i informalitetit në ekonomi” .

Në mbledhje ishte e pranishme edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e cila foli më në detaje për projektligjin ku njoftoi se është në fazat finale dhe se brenda këtij muajin do dalin raportet kosto-përfitim që do të sjellë fiskalizimi. / Tiranapost.al. E.B