Kosova

Përfundon brenda 2 ditëve numërimi i votave. Vetëvendosja e Albin Kurtit shpallet fituese

Përfundon brenda 2 ditëve numërimi i votave. Vetëvendosja e

As dy ditë nuk ka zgjatur procesi i numrit të votave në Kosovë, ku u mbyll zyrtarisht pasditen e kësaj të marte.

KQZ në Kosovë jep të dhënat përfundimtare të votave që ka marrë secili subjekt politike në zgjedhjet e parakohshme, të mbajtura të dielën më 6 tetor.

Sipas KQZ, Lëvizja Vetëvendosja ka dalë forcë e parë me 25.49% të votave, në vend të dytë Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 21.25 % dhe koalicioni AAK-PSD i katërti me 11.57% të votave, ndërsa Nisma-AKR-PD është pranë kalimit të pragut zgjedhor.

Gjatë ditëve në vijim pritet të bëhet edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës. Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, deklaroi  pas publikimit të rezultateve paraprake se do të nisë bisedimet me kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmanin për qeverinë e re./ Tiranapost.al