Showbiz

Përgatitu të tërheq nga hunda... Ftesa e Jonidës për Anjezën është tipike mes shoqesh

Përgatitu të tërheq nga hunda... Ftesa e Jonidës për

Ftesat e dasmës së Jonida Vokshit me Besnik Krapin nuk ishin nga ato të zakonshmet jo vetëm nga pamja, por edhe nga përmbajtja.

Shkrimit të shtypit ia zë vendin ai i dorës dhe i ftuari nuk merr një mesazh tradicional si, “Jeni të ftuar në gëzimin e dasmës sonë” apo “Në raste të tilla ua shpërblefsha”.

Asgjë nga këto nuk ishte shkruar mes guaskës dhe këtë detaj na e dha Anjeza Maja me një postim në Instagram.

“O shpirt! Nuk e ke idenë sa e lumtur jam të të kem aty, në një ditë si kjo për mua. Përgatitu të të tërheq nga hunda e të kapësh buqetën e luleve. Vitin tjetër dasmën tënde! Të dua shumë”, shkruhet në ftesën e Jonidës për Anjezën.

Të presim të shtunën për të parë kush do ta kap buqetën!/ Tiranapost.al