Aktualitet

Periferia, Veliaj: Sjellim urbanizim, rrisim vlerën e pronës

Kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon punën e tij për kthimin edhe të periferive ashtu si qendra e Tiranës. Veliaj tha se investimet në periferi dhe jo vetëm, do të vijojnë pa ndërprerje gjatë gjithë verës. Kështu sipas tij do të rritet vlera e pronave të qytetarëve.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës ka parë me prioritet investimet që sjellin urbanizim në ato zona ku më parë është bërë procesi i legalizimeve.

veliaj1

“Qytetarët kanë ndërtuar me mend shtëpitë e tyre në periferi, por që marrin vlerë vetëm po të ndodhin dy gjëra: qeveria po bën legalizimet, ndërkohë bashkia ndihmon me urbanizimin. Urbanizim do të thotë të të vijë rruga, uji, ndriçimi, gjelbërimi, kopshti, çerdhja etj”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj teksa po inspektonte punimet tek zona e Depos së Ujit në njësinë numër 2 në kryeqytet.

“Sa herë që ka investim të bashkisë kemi një shans fantastik për të rritur vlerën e pronës, edhe të gjithë aseteve që janë në këtë komunitet”, përfundoi Veliaj./ Copyright Tiranapst.al

veliaj2