Showbiz

Pjatat e këtij kuzhinieri nuk mund t`i fotografoni

Pjatat e këtij kuzhinieri nuk mund t`i fotografoni

Ky mund të jetë një lajm sa i keq aq edhe i çuditshëm për ty që vdes të fotografosh pjatat e bukura nëpër restorante. Po, pjatat e Heston Blumenthal nuk mund t`i nxjerrësh në foto. Ai ka treguar për Radio Times se sigurohet që klientët të mos e bëjnë këtë veprim pasi sipas tij humbasin kohën për të kapur pamjen perfekte dhe kështu ushqimi ftohet.

“Kemi vite që e bëjmë këtë. U themi njerëzve, po të ftohet ushqimi, nëse i shikojmë që po bëjnë foto të pjatës. Mediat sociale janë bërë pjesë e të përditshmes dhe madje trajtohen si më me vlerë se aroma apo shija. Kur unë shikoj një perëndim dielli të bukur fillimisht fokusohem për ta shijuar, pastaj bëj foto”, tha chef-i që është njëkohësisht edhe pronar i restorantit Dinner.

*Ky post u përshtat nga Metro dhe u realizua nga Fabjola Hije