Showbiz

Po, Adrola është e bukur, por jo prezantuese. Arditi e dinte që në fillim

Po, Adrola është e bukur, por jo prezantuese. Arditi e dinte që

Pa u mbyllur mirë mbrëmja e natës së parë të Këngës Magjike, komentuesit nuk i kursyen komentet ndaj Adrola Dushi, modeles shqiptare që prezanton krah Arditit këtë vit.

“E bukur, por s`bën për prezantim”, kjo ishte me një fjali gjithë ideja e mendimeve të shumta që kanë dhënë ndjekësit besnikë të festivalit 21-vjeçar. Dhe ata më shumë se kurrë, nga gjithë historiku i Këngës Magjike duhet ta dinë mirë se Arditi nuk ka qenë kurrë në kërkim të një prezantueseje. Që nga edicioni i parë, të gjitha vajzat që janë ngjitur në skenë kanë qenë shoqëruese. Herë thjesht të bukura, herë thjesht të njohura, ca herë madje as shqiptare, se prezantuese jo e jo.

Njëherë edhe Gymyshi (aktorja turke Songul Oden) shoqëroi Arditin në skenën e Këngës Magjike. A priste kush që ajo të bëhej prezantuese në një skenë shqiptare? A ka nevojë një kalibër si i Arditit për një figurë të fortë në krah, ndërkohë që mban vetë çdo të diel 7 orë transmetim? A e dinte ai që Adrola nuk është prezantuese? Sigurisht që po.

Gjithsesi, edhe komentuesit në shumë portale, nuk janë treguar të ashpër me modelen e bukur, siç e kanë për zakon në të tilla raste. Nuk e kanë vënë me shpatulla pas murit e as nuk e kanë fyer. Komenti që mbizotëron është: Adrola është e shumë bukur, por nuk po prezanton mirë.

Ndaj mos të presim prej saj më shumë se sa të shoqërojë Arditin dhe t`i japë sharm skenës së Këngës Magjike./Tiranapost.al