Showbiz

Po të mos hiqte dorë nga patatet e skuqura, Jennifer Aniston s`do kishte luajtur kurrë tek Friends

Po të mos hiqte dorë nga patatet e skuqura, Jennifer Aniston s`do

Tani mund të jeni duke pyetur veten se ç`lidhje kanë patatet e skuqura me serialin e famshëm të viteve ’90, por ja që ka. Në librin e ri dedikuar “Friends” menaxheri i Jennifer Aniston tregoi se patatet e skuqura që i hante gjatë gjithë ditës dhe “Milk shake” e kishin bërë një vajzë topolake. Për të marrë rolin, menaxheri i kishte kërkuar të dobësohej 14 kilogramë dhe Jenn ia doli.

“Jennifer e njihte mirë Hollivudin nga i ati dhe e dinte se për të hyrë në të duhej të bënte ca sakrifica. Të hiqte dorë edhe nga majonezi. Bukuria e saj ishte po aq e dukshme sa kilogramët e tepërt që duheshin hequr se nuk ishte televizive”, ka thënë ai.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.