SPORT

Policia e Kosovës ndalon hyrjen e Crvena Zvezdas

Policia e Kosovës ndalon hyrjen e Crvena Zvezdas

Policia e Kosovës ka ndalur hyrjen në Kosovë të klubit serb, Crvena Zvezda.

Crvena Zvezda ka udhëtuar drejt Kosovës për të tentuar zhvillimin e ndeshjen në Mitrovicë në orën 14:00 ndaj klubit ilegal serb, Trepça.

Megjithatë, Policia e Kosovës ka ndalur hyrjen e tyre në Kosovë, nga pika Jarinjë.

Mediat serbe raportojnë se tani autobusi me futbollistët dhe drejtuesit e klubit nga Beogradi janë kthyer mbrapa.

Ndeshja ishte e paraparë të zhvillohet në Mitrovicë në kuadër të 1/16-tës së Kupës së Serbisë. /XH.K