Aktualitet

Policia i ndalon të dalin në det, protestojnë skafistët: Po na falimentoni

Pas vdekjes së vajzës ruse në Ksamil si pasojë e përplasjes me një mjet lundrues, policia ka ndaluar qarkullimin e të gjitha këtyre mjeteve në det.

Por kjo masë ka irrituar të gjithë pronarët e skafeve dhe të motorrëve të ujit, të cilët thonë se nëse respektojnë rregullat dhe kanë dokumentacionin e nevojshëm, policia duhet t’i lejojë të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ata thonë se ky është një biznes dhe me veprimin e saj policia po falimenton shumë persona të cilët punojnë vetëm në tre muajt e verës.

“Kemi marrë lejet përkatëse, i kanë stacionet e motorëve të ujit, por nuk lejohemi të ushtrojmë aktivitetin tonë. Demi që na bëhet është shumë i madh”, thotë njëri nga pronarët.

Gjithashtu pronarët e këtyre mjeteve thonë se nuk ka një urdhër me shkrim nga policia, por masa iu është komunikuar me gojë, që nëse do të dalin në det do t’u sekuestrohen mjetet./Tiranapost.al