Aktualitet

Policia shoqëron nënën 41-vjeçare që dhunonte barbarisht vajzën e mitur

Policia shoqëron nënën 41-vjeçare që dhunonte

Policia e Sarandës ka shoqëruar në komisarit nënën që dhunonte në mënyrë barbare vajzën e saj të mitur. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se, shtetasja me iniciale E.M, 41- vjeçe, ndodhet në komisarit pas videos së publikuar nga “Fiks Fare” mbrëmjen e sotme.

“Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku bëhej fjalë për dhunë e ushtruar nga mamaja ndaj vajzës së saj të mitur, menjëherë Policia ka bërë shoqërimin e shtetases E.M., 41 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Sarandës, vijojnë veprimet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave në lidhje me rastin konkret”, thuhet në njoftim.

Në një audio të publikuar në emision dëgjohet momenti i rëndë kur nëna ushtron dhunë ndaj të bijës së mitur për arsye të ndryshme. Një rast arsyeja lidhej me faktin se, 13-vjeçarja kishte dalë me shoqet jashtë pallatit, arsyeja e një rasti tjetër përse luante në telefon apo pse nuk kishte larë enët dhe po bënte mësimet./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/e-rende-nena-dhunonte-vazhdimisht-vajzen-13-vjecare-njerku-regjistron-momentet-per-ta-shpetuar/