Politikë

Katastrofë mendore të votosh taksën e PD, ndrro kanal tek Përputhen por mos nxirr lekë nga xhepi për Lulin

Katastrofë mendore të votosh taksën e PD, ndrro kanal tek

Nga takimi me përfaqësues të biznesit të vogël, ku tregoi për taksën dhe tvsh 0 për të gjithë kategorinë, Rama tha se është katastrofë mendore që biznesi i vogël të paguajë taksën 9 % të PD-së.

Edi Rama:

Është katastrofë mendore që biznesi i voogël të votojë PD. Të paguash 9 % të taksës që të flejë luli. Ta paguash taksë që ta çojë të flejë në kryeministri dhe çdo muaj të nxjerrësh nga xhepi 9 % të fitimit tënd. Kjo është një gjë e konceptueshme, sado inat ta kesh Edi Ramën a Gramoz Ruçin, kur vjen puna tek xhepi yt fut dhe nxirr fitimet e tua dhe ato nuk lidhen me sa inat ke njërin e sa qejf ke tjetrin Me Ramën, Ruçin, politikën ti e ke thjesht, ndrro kanal shko tek Përputhen por ama mos nxirr lek nga xhepi të mbash njerëz në pushtet me demek se nuk ke qejf ata të tjerët. Kjo nuk është logjikë biznesi, por ku e kam unë interesin.

Kryeministri tha se shumë shpejt pronarët e bizneseve të vogla nuk do kenë më asnjë lloj kontakti fizik me shtetin:

Ju s’do keni më inspektorë që vjen tek dera, për shkak se ka inspektorë abuzues dhe zgjidhja në raport me këtë lloj fenomeni është të modernizojmë sistemin, të digjitalizojmë punën dhe secili të bëjë punën e vet, e të mos ngatërrohen nëpër këmbë lloj lloj njerëzish.

Ndërsa hodhi poshtë lajmet se do ketë një kosto shumë të lartë me sistemin e digjitalizimit për bizneset.

Rama tha:

Nuk do ketë asnjë kosto të lartë, sistemi është ndërtuar në formë të tillë që mund të shfryztëzohen kasat ekzistuese, mund të beht kalimi online me tabletat tuaja dhe nuk ka asnjë lloj problemi për rritjen e kostos, vetëm një kalim teknik. Vetëm mirëmbajtja e kasave ju kushton. Kjo kosto do ulet në progres. Besoj që për biznesin e vogël është dita më e mirë dhe një dtë që duhet ta zgjasim me vite, taksën dhe tvsh zero. Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nuk janë për shtetin por për secilin nga të punësuarit. Taksa dhe tvsh mbeten qasje unikale në gjithë rajonin, asnjë nuk e ka.

*Tiranapost.al.