Politikë

Rama mesazh Metës pas kapjes së kandidatit të LSI duke blerë vota: Pse s’del të thuash që do ia presësh duart?!

Rama mesazh Metës pas kapjes së kandidatit të LSI duke blerë
Nga takimi elektoral në qytetin e Durrësit, kryeministri Rama u ndal tek videoja e kandidatit të deputetit të LSI-së i cili u kap duke blerë vota. Rama pyet presidentin, pas një deklaratë të këtij të fundit, ku ka thënë se kushdo që kapet duke blerë vota, do i priten duart.

Edi Rama:

Sot një deputet i Ilirit dhe Monikës u kap me presh në duar. U kap duke blerë vota për llogari të Monikës. Unë thashë; tani dil Like rrëmbe sopatën shko priti duart. Mirëpo Likja nuk doli. Jo vetëm nuk doli, por lëshoi një postim; votoni, do jetë ditë feste, mos kini merak. Ju vetëm votoni për demokraci!

O like, ta kisha thënë lëre rakinë ose do ta nxjerrin me zor dhe është më keq kur ta nxjerrin mezor sesa kur e lë vetë. Se kur e lë vetë e lë nga pak, por kur ta nxjerrin me zor e merr sfurkun e sëpatën dhe s'di ku t'ja gjesh vendin. Kuptove Like? Tani mos dil më, rri mirë aty ku je, shumë mirë e the, jam dakord: Ditën e Diel do jetë ditë feste. Ditën e diel të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellet e historisë do kthehen në lepuj, që të gjithë!

Videoja e kandidatit të LSI:


*Tiranapost.al.