Politikë

10 mars 2020/ Lajme nga politika shkurt

10 mars 2020/ Lajme nga politika shkurt

10 mars 2020/ Lajme nga politika shkurt

Basha i përgjet Ramës: Në vend që të sulmojë opozitën, të japë llogari pse ka shpërndarë maska të skaduara 

Kryeministri Rama sqaroi pas denoncimit nga PD për maskat e skaduara, por Basha reagoi sërish me një status në Twitter ku shkruan: 

"Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur. Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve".