Politikë

13 mars 2020/ Politika shkurt

13 mars 2020/ Politika shkurt

13 mars 2020/ Politika shkurt

-Basha mesazh personelit të spitalit Infektiv: E gjithë Shqipëria ju sheh me admirim 

Lulzim Basha ka përgëzuar për punën e palodhur personelin e spitalit Infektiv në Tiranë i cili është kthyer në karantinë për personat e prekur nga koronavirusi. Përmes një mesazhi në FB, kreu i PD-së  shprehet se këta mjekë janë heronjtë tanë.

Postimi i plotë: 

Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë! Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkëqytetarëve tuaj. Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!
Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

13 mars 2020/ Politika shkurt

-Rama mesazh sensibilizues ditën e parë të shtetrrethimit.

Sot ka nisur ‘shtetrrethimi’ 3 ditor në Tiranë dhe në Durrës, për masat kundër koronavirusit dhe kryeministri Rama ka postuar një quote të Nënë Terezës: 

Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.

13 mars 2020/ Politika shkurt

-Meta-personelit të spitalit Infektiv: Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë 

Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë #COVID19.
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre.
Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit!
Krenarë për të gjithë ju! ‍

13 mars 2020/ Politika shkurt