Politikë

25 Prilli/ Ambasada Amerikane bën thirrje: Qëndroni vigjilentë, shmangni zonat ku ka trazira apo dhunë

25 Prilli/ Ambasada Amerikane bën thirrje: Qëndroni vigjilentë,

Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një deklarate të publikuar pak minuta më parë i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë vigjilentë përgjatë këtyre ditëve dhe veçanërisht në 25 Prill, duke këshilluar që të shmangin takimet elektorale apo zonat ku ka trazira, të ndjekin mediat për tensionimet dhe rreziqet që mund të shoqërojnë ditën e zgjedhjeve, si dhe të shmangin veshjet me ngjyrat apo simbolet e partive politike.

Njoftimi i Ambasadës të SHBA:

Vendndodhja: Ky njoftim ka të bëjë me qendrat e votimit dhe rrethinat e tyre të menjëhershme, qendrat e numërimit, zyrat e administratës zgjedhore dhe çdo zonë tjetër ku mund të jenë mbledhur turma njerëzish.

Ngjarja: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen të Dielën, 25 Prill 2021. Votimi është planifikuar nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 7:00 pasdite, me votat e hedhura në më shumë se 5,000 vendvotime në të gjithë bashkitë shqiptare. Numërimi do të pasojë votimin e së Dielës në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë deri në disa ditë në disa Bashki.

Zgjedhjet e kaluara kanë parë incidente të lokalizuara të dhunës që synojnë zyrtarët e zgjedhjeve, ata të lidhur me partitë politike dhe materialet e votimit, gjë që ngre mundësinë e dhunës së mundshme ose shqetësimeve të tjera të Dielën, 25 Prill, ose në ditët pas votimit. Demonstratat në një qytet kanë potencialin për të ndezur tubime shtesë në vende të tjera përreth vendit. Për më tepër, trafiku në zonën e Ambasadës ose zonat qendrore të qyteteve të mëdha mund të ndikohet nga tubime ose protesta, duke çuar në mbingarkesë dhe vonesa të ngjashme.

Veprimet për të ndërmarrë:

Qëndroni vigjilent nëpër vendet e votimit, qendrat e numërimit dhe zyrat e zgjedhjeve.

Shmangni zonat ku ka demonstrata ose tubime të mëdha.

Shmangni zonat ku ka shenja trazirash ose dhune të vazhdueshme.

Jini të vetëdijshëm për situatën rreth jush.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Mbani një profil të ulët, duke përfshirë shmangien e veshjes së rrobave me ngjyrat e partive politike.

Tiranapost.al