Politikë

25 Prilli/ KQZ do të shpallë nesër rezultatet e zgjedhjeve për të gjitha qarqet

25 Prilli/ KQZ do të shpallë nesër rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas miratimit të rezultatit final për Qarkut e Kukësit, ka njoftuar se do të miratojë nesër tabelat për rezultatet përfundimtare të 11 qarqeve të tjerë.

Mbledhja për miratimin e rezultateve do të zhvillohet në orën 15:00 prej nga do të zyrtarizohen mandatatet e 140 deputetëve që do të shërbejnë në legjislaturën e ardhshme.

Pas këtij njoftimi të KQZ, partitë politike do të kenë mundësi të ankimojnë rezultatet për KZAZ apo qarqe specifikë, një veprim që PD me anë të deklaratave të përfaqësuesve të saj ka sinjalizuar se do ta bëjë.

Njoftimi i KQZ për seancën e miratimit të rezultatit final të zgjedhjeve të 25 Prillit:

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhje publike diten e Marte, dt. 04.05.2021 ne oren 15:00.

Rendi i dites:

Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Berat, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

2. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

3. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

4. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

5. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

6. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Elbasan, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

7. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

8. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Korçë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

9. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

10. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Fier, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

11. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Lezhë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Tiranapost.al