Politikë

25 prilli/ Politika duhet të jetë më e qetë: Palët të kuptojnë se në garë do ketë një humbës

25 prilli/ Politika duhet të jetë më e qetë: Palët

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se konfliktualiteti politik në ditët e sotme nuk është dhe shumë i justifikuar. Nisur nga situata e pandemisë dhe kohës para zgjedhjeve të 25 prillit, ai thotë se palët duhet ta shikojnë më qetë dhe secila ta mësojë veten se do të ketë një humbës. Dhe sigurisht një fitues.

Në intervistën me gazetarin Endri Xhafo ai tha:

 “Nuk e gjej shumë të justifikuar situatën aktuale të debatit politik. Për fat të keq kjo qëndron, mendoj që është momenti që palët ta shikojnë më të relaksuar këtë garë sepse secila duhet ta mësojë veten që do të ketë një të humbur”.

Celibashi tha se KQZ është ende në procesin e plotësimit të administratës dhe se ka ndryshe nga më parë ka një ushtrim të kompetencave respektive të Komisonerit dhe Rregullatorit.

“Kodi Zgjedhor ndikon në cilësi më të mëdha dhe koha është kundër nesh, në lidhje me mundësinë e përgatitjes për procesin zgjedhor. Administrata ka ndryshuar, njerëzit kanë ndryshuar shumë pak ka ngelur nga administrata kur unë kam qenë drejtues. Jemi ende në procesin e plotësimit të administratës”.

Kreu i KQZ-së shtoi se pandemia do të ndikojë edhe në përgatitjen e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se ka ende pikëpyetje se si do zhvillohen, nëse situata mbetet e tillë me virusin. 

A rrezikohet procesi zgjedhor nga pandemia?

Duhet të bëhet një përshtatje mbetet për tu parë, po zhvillohen diskutime edhe me ndërkombëtarët.

*Intervista në Abc News/ Tiranapost.al