Politikë

30 minuta përpara afatit të regjistrimit të Koalicioneve parazgjedhore PD dhe partia e Bamir Topit arrijnë marrëveshjen

30 minuta përpara afatit të regjistrimit të Koalicioneve

Vetëm 30 minuta përpara orës 12:00 që shënon afatin e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore për 25 Prillin, Lulzim Basha dhe FRD e Bamir Topit kanë arritur një marrëveshje që nënkupton se partia e ish-presidentit Topi do të ketë kandidatë në listat e PD.

Fryma e Re Demokratike e Topit, nuk ishte në draftin e parë të marrëveshjes së opozitës të bashkuar, por pas negociatave të zhvilluara gjatë ditës së sotme është arritur një dakordësim.

Ende nuk dihen detajet e marrëveshjes, konkretisht sa kandidatë të FRD do të vendosen në lista dhe cilët prej tyre mund të përfshihen në ato vende që konsiderohen “të sigurta” në listat e demokratëve.

Tiranapost.al