Politikë

30 vjetori i PS/ Gramoz Ruçi jep dorëheqjen nga posti i deputetit dhe largohet nga politika

30 vjetori i PS/ Gramoz Ruçi jep dorëheqjen nga posti i deputetit

Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka bërë një deklaratë të papritur në Kongresin e Partisë Socialiste, teksa ka njoftuar se nuk do të hyjë në legjislaturën e ardhshme ndonëse theu herësinë dhe se do të tërhiqet nga politika aktive brenda strukturave të socialistëve.

"Çdo maratonë ka startin e saj dhe fundin. Kam zgjedhur sot, sepse nuk ka kohë më të mirë sesa 30-vjetori i PS, sesa sot që kemi fituar mandatin e tretë, s’ka më mirë sesa pas disa muajsh unë kam dhe përvjetorin tim personal, 70-vjetorin e ditëlindjes sime, që të deklaroj këtu para jush se në 9 shtator me fillimin e parlamentit të ri, nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë Partia Socialiste dhe socialistët e qarkut të Fierit dhe se nuk do të kem ambicjen për të qenë në asnjë organ tjetër ekzekutiv të partisë që më ka dhënë kaq shumë në 30 vjet."

tiranapost.al