Politikë

31 vjet PS, Veliaj: Mirënjohje çdo socialisti të thjeshtë

31 vjet PS, Veliaj: Mirënjohje çdo socialisti të thjeshtë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar të gjithë socialistët për 31-vjetorin e themelimit të PS. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj i cili është dhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, thekson se PS është forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën.

“Gëzuar Ditëlindjen Partia Socialiste, forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën. Mirënjohje çdo socialisti të thjeshtë, që i jep energji dhe përkushtim, që punët të ecin përpara. 31 vjet PS”, shkruan Veliaj.

Ai ka zgjedhur për këtë urim një foto të Kryeministrit Edi Rama, në një prej takimeve në zgjedhjet e parlamentare, ku PS mbante numrin 2 që shihet dhe në këmishën e veshur nga Kryeministri, i cili mban në duar dhe flamurin kuqezi.