Politikë

6 deputetë pro Zgjedhores/ Shpërthen Murrizi: Rihapni tender të gjeni edhe një votë që ju duhet!

6 deputetë pro Zgjedhores/ Shpërthen Murrizi: Rihapni tender të

Një votë i duhet tashmë Kuvendit që të miratojë reformën Zgjedhore. Kjo pasi sot gjashtë deputetë të opozitës së re deklaruan hapur se do ta votojnë marrëeshjen, mes tyre Lefter Maliqi, i cili tha se në fakt janë 11 por nuk mund të përmendte emra të tjerë.

Lista e plotë e atyre që do e votojnë janë:

Lefter Maliqi, Gjetan Gjetani, Suzana Topi, Fatjona Dhimitri, Besnik Troplini dhe Artur Roshi.

Me 77 deputetë që ka shumica socialiste në Kuvend dhe 6 të deklaruarit nga opozita parlamentare, numri i votave  pro Zgjedhores shkon në 83: vetëm 1 votë larg votimit. Drafti kërkon 84 vota për miratim.

Myslim Murrizi sulmon opozitën e re, maxhorancën, PD e LSI dhe ironizon kur thotë se : I uroj suksese rikthimit te PD dhe LSI ne parlament, por duhet te rihapin tenderin per te gjetur edhe 1 Deputet tjeter qe te arrijne formimin e nje grupi parlamentar miks me emrin PISDAL", shkruan Murrizi.

Postimi i tij i plotë:

Hajdutet e politikes shqiptare dhe spurdhjaket politik qe harxhojne parat e vjedhura per te gjetur suflere nga jashte per te ruajtur karriket e pushtetit nuk mund te mbajne peng 5 milion shqiptare. Koha kur nje Gjerman i jepte urdher Europes ka perenduar me date 9 maj 1945. Shqiperia dhe Shqiptaret nuk hyjne ne BE nga firma e asnje hajduti qe kane mbajtur Shqiperine jashte Europes prej 30 vitesh

Delirant qe mbajne ne xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund te hiqen si shpetimtare te vendit dhe si faktore qe fusin Shqiperine ne BE. Sado te perpiqen trastaxhinjt per te arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa kellqe dhe pa moral ne kundershtim me ate qe vete kane deklaruar prej 13 muajsh. Kurre nuk do ja arrijne dot. Shqiptaret duan lista te hapura dhe nuk mund ti ndalojne dot nje grusht individesh qe jane sot ne parlament por prej 25 vitesh kane kaniduar per drejtor

Deklaratat e soteme te 6 deputeteve legjitimon kthimin zyrtar te PD dhe LSI ne kuvend. Tashme “ kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qene hakmarrje ndaj deputeteve qe ishin ne Kuvend deri ne ate kohe. I uroj suksese rikthimit te PD dhe LSI ne parlament, por duhet te rihapin tenderin per te gjetur edhe 1 Deputet tjeter qe te arrijne formimin e nje grupi parlamentar miks me emrin PISDAL.