Politikë

7 Marsi/ Basha premton rroga më të larta për mësuesit

7 Marsi/ Basha premton rroga më të larta për mësuesit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka postuar një video në rrjetin social Twitter ku portretizohet një mësuese në Bosnjë e cila është e lumtur për shkak se merr 1100 euro rrogë dhe një kolege e saj shqiptare e cila merr vetëm 600 euro dhe për pasojë është e pakënaqur.

Videoja konkludon me premtin e PD për shtim të rrogave të mësuesve për ta shpënë në nivel të njëjtë me vendet e rajonit.

Teksti i videos së postuar nga Basha:

Mësuese Tatjana është e lumtur me punën e saj.

Sepse ajo është nga Bosnia,

Ku një mësues gjimnazi merr 1100 Euro.

Mësuese Fatmira nuk është fare e kënaqur me rrogën që merr.

Sepse në Shqipëri mësuesit paguhen rreth 600 Euro në muaj.

Paga më e ulët në rajon.

Mësues i lumtur = nxënës i lumtur.

Rama nuk bëri asgjë për mësuesit dhe as për nxënësit.

Ne mund ta ndryshojmë këtë!

Të zgjedhim një qeveri të re që do t’i rrisë rrogat.

Sepse është detyra jonë t’u kthejmë buzëqeshjen e humbur

mësuesve dhe nxënësve tanë.

Të zgjedhim një kryeministër që punon për ju!

Tiranapost.al