Politikë

8 mesazhet e Sali Berishës dhe një kërcënim për Lulzim Bashën në lidhje me dosjen e financimeve ruse në PD

8 mesazhet e Sali Berishës dhe një kërcënim për Lulzim

Sali Berisha sot dha mesazhe ku në redaksi kemi përzgjedhur edhe nëntekstet dhe mesazhet që ish lideri i PD deshi t’i nënvizonte.

Yuri Kim, dhe Lulzim Basha ishin protagonistët kryesorë të mesazheve të tij. Ai i tha opinionit dhe ambasadores amerikane se Lulzim Basha ia ka treguar të gjitha detajet e takimit atij, duke zbuluar takimin, por edhe duke përmendur të njëjtën kërkesë për prova dhe fakte si Berisha dhe Basha.

Nga ana tjetër duke bërë analogji me takimin e tij me Donald Lu për dosjen ruse të Bashës që u mbyll për mungesë faktesh, ai kërcënoi direkt Bashën duke i thënë se në atë marrëdhënie ka dy dosje.

Berisha përmendi edhe emra prokurorësh e gjyqtarësh. Edhe George Soros dhe Edi Ramën, por mesazhet kryesore ishin si më poshtë:

1-Berisha kujton takimin me Donald Lu për skemën e financimit të paligjshëm të PD dyshuar me fonde ruse. Berisha kërcënoi Bashën me dosjen ruse. Pra një marrëdhënie (Berisha-Basha) dhe dy dosje.

2-Në shtator s’më ndalon asgjë të jem në parlament, veç Zotit! PD duhet t’i kërkojë Yuri Kim të kërkojë ndjesë publikisht për deklaratën e "barit".

3- Luli i ka kërkuar Yurit atë që unë i kam thënë Lulit ( prova, fakte, dokumente). ‘Pra, Luli m'i thotë të gjitha’ - u përpoq të vinte në dukje Berisha.

4- Si në Shqipëri edhe në Korenë e Veriut kanë ngrënë mish të ngordhur dhe bar, por koha e diktatit ka mbaruar. Deklarata e Yuri Kim me "barin" është më skandalozja e bërë nga një diplomat i huaj në Shqipëri.

5- Nuk kam hedhur në gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, por shpifjen.

6-Nuk jam për ndryshimin e vendimit nga DASH, por kërkoj transparencë. Anthony Blinken nuk i ka dërguar Gjykatës në Francë ku kam bërë padinë, asnjë provë deri tani.

7- Berisha përmend Prokurorë e gjyqtarë si pjesë e skemës të kapjes së Drejtësisë nga Edi Rama- Ilir Panda, Sokol Sadushi.

8- Nëse grupi parlamentar i PD merr nismë për të më hequr do të bëj aleancë me çdo demokrat për të vijuar betejën.

*Tiranapost.al.