Politikë

8 vjet peng i interesave personale të Berishës

8 vjet peng i interesave personale të Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë mbrëmjen e sotme se gjatë tetë viteve të tij në krye të PD-së është vendosur përballë interesit personal të Sali Berishës me dhjetëra here.

Nga “Open”, Basha tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo thjesht shpallën non grata Sali Berishën, por vunë një vij të kuqe për Partinë Demokratike.

“Po iu them dhe një herë. 8 vite kryetar i Partisë Demokratike, me dhjetëra herë jam vendosur përballë interesit personal të Sali Berishës, le të themi sedrës apo interesit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kam zgjedhur çdo radhë anën e tij. Se kam thënë asnjëherë, po e them sot, ky nuk është një moment i tillë.

Ky është momenti ku duhej të ishin o interesat e tij personale, ose vet ekzistenca e Partisë Demokratike. Dhe kjo është ajo që ju përpiqeni të anashkaloni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo thjesht shpallën non grata Sali Berishën, po vunë një vij të kuqe për Partinë Demokratike”, theksoi kreu de juro i Partisë Demokratike.

Tiranapost.al