Politikë

A do futet PD në zgjedhje? Rama më propozoi të bëhet ai president unë kryeministër

A do futet PD në zgjedhje? Rama më propozoi të bëhet ai

Lulzim Basha thotë se me vendimin e Ramës sot për lista të hapura pa koalicione parazgjedhore, ai prishi marrëveshjen e 5 qershorit me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. I pyetur nëse do futet në zgjedhje me këto ndryshime, ai tha se do të bëjë përpjekje për të shmangur këtë ndryshim: Që Basha e quan marrëzi.

Ndërsa ka treguar se Rama i ka propozuar që të pranojë të heqë dorë nga koalicionet dhe që ai të bëhet president ndërsa Basha kryeministër. Nuk specifikoi se si mundte kjo.

Pyetje-përgjigje nga gazetarët.

A do hyni në zgjedhje me këto ndryshime që ju nuk i pranoni?

Sot para jush dhe gjithë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë them se do jemi bashkë në një përpjekje për të shmangur këtë marrëzi që fundos vendin dhe pengon integrimin. Sot interesi i një njeriu për pushtet dhe frika nga zgjedhjet e lira të ndrshme nuk do mbajë peng as Shqipërinë as shqiptarët.

A2: Thatë se pati ndërmjetësim për një muaj e gjysmë që Rama të kërkonte marrëveshje për të hequr koalicionin dhe ju të bëheni kryeministër dhe Rama president, kur ka ndodhur kjo?

Bëhet fjalë për tani. Bëht fjalë për periudhën mars-maj.

Përgjigja juaj?

Është e qartë dhe nga qëndrimi im. Ndryshe nuk do shikonit sot kryeministër të tmerruar për tu imponuar shqiptarëve vullnetin e një njeriu për pushtetin e tij.