Politikë

A do ketë marrëveshje të re me Bashën? Rama: Ai nuk do të takohemi se ndoshta kështu shpërndan zërat që komunikojmë

A do ketë marrëveshje të re me Bashën? Rama: Ai nuk do

Nëse do të ishte në opozitë do të këmbëngulte për marrëveshje. Kështu tha gjatë konferencës me gazetarët kryeministri Edi Rama, pasi u pyet nëse do të ketë një marrëveshje të re me opozitën jashtëparlamentare, pas ndryshimeve të sistemit zgjedhor. Sipas tij, kryedemokrati Basha nuk i do takimet pasi kështu shton zërat se mes tyre ka komunikim jozyrtar.

“Nëse unë do isha Basha do të isha në vijimësi i interesuar për dialog, tryezë, marrëveshje, për rimarrëveshje në proces dhe mund ta them se unë kam qenë aty ku është Basha. Kur isha në krye të opozitës i kam shkruar më shumë se 1 herë kryeministrit të asaj kohe që dua të takohemi. Është gjithmonë kryeministri problemi, jo kryetari i opozitës, kur është fjala për t’u ulur për t’u takuar. Nuk bëhen me dezhurne këto punë, as me kërcënime, as me do bëhet nami në planet.

Kryetari i opozitës fiton më shumë kur takohet. Unë nuk e kam problem, Luli e ka problem, ndoshta shpërndan kështu zërat që ne komunikojmë, por nuk ndahen kështu zërat, duhet të flasim, të ulemi, të diskutojmë”, tha Rama.