Politikë

A do të shkojë në SPAK? Përgjigjet Berisha

A do të shkojë në SPAK? Përgjigjet Berisha

Teksa po hynte në seancën plenare gazetarët kanë pyetur, Sali Berishën, nëse do të shkojë në SPAK për të dëshmuar lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Berisha është përgjigjur se deri më tani nuk ka marrë asnjë fletëthirrje, por se nuk do ta injoronte nëse do i vinte.

“Nuk më ka dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Ju do jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!”, tha Berisha

Ditën e djeshme në SPAK është marrë në pyetje dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash.